Avokat i njohur, Arben Llangozi ka reaguar në rrjetet sociale, ndërsa ka hedhur akuza të forta ndaj drejtorit të Hekurudhave, Ergys Verdho. “Në Shqipëri, drejtuesit e institucioneve publike nuk zgjidhen për profesionalizëm, por për besnikëri ndaj partisë. Sot është KESH, nesër ARRSH, pasnesër Hekurudha, gjithmonë të njëjtët emra, të njëjtat fytyra, të njëjtat afera. Ergys Verdho është shembulli tipik i kësaj rrotullimi: kush ka provuar njëherë shijen e tenderave publikë, nuk largohet më kurrë nga “tryeza”.
Kemi hekurudha të prishura, por kemi hekurudhë korrupsioni që funksionon për mrekulli: nga Tirana drejt bankave europiane. Pasuritë e vjedhura prej milionash euro nuk presin projekte rivitalizimi, ato kalojnë kufirin me shpejtësinë e dritës. Vila, resorte, llogari të majme në Europë, ndërsa qytetarëve u shitet përralla e “rilindjes së transportit”. Dhe përballë këtij realiteti, SPAK sillet si kontrollori i trenit që nuk sheh as biletë e as pasagjerë. Për qytetarët e thjeshtë ligji zbatohet me hekur, për zyrtarët me miliona euro të fshehura, harresë totale. Pra, kemi një drejtësi që nuk është e verbër, por një drejtësi që mbyll sytë aty ku nuk duhet.
Ky veprim nuk është thjesht fshehje pasurie, por korrupsion i pastër dhe pastrim parash në përmasa miliona euro, ku paratë e shqiptarëve transformohen në vila, resorte e llogari bankare në Europë, ndërsa SPAK dhe institucionet e drejtësisë bëjnë sikur nuk shohin; një skemë e qartë ku pushteti përdor rotacionin e drejtorëve për të mbuluar gjurmët, por në fakt po e zhyt vendin edhe më thellë në kriminalizimin e qeverisjes”, shkruan avokat Arben Llangozi.
Avokat Arben Llangozi: Ergys Verdho i hekurudhave, drejtori i Ramës që transferoi mln Euro korrupsioni drejt Europës
