Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Shqipëria fiton ndaj Letonisë, parakalojmë Serbinë që asfaltohet nga Anglia
Shqipëria ka triumfuar 1-0 ndaj Letonisë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit, e luajtur në stadiumin “Air Albania”. Ndeshja u vendos nga një gol i shënuar nga Kristjan Asllani në minutën e 25-të me penallti. 11-metërshin e fitoi Qazim Laçi, krosimi i të cilit në zonë, u devijua me dorë nga kundërshtari. Përveç golit të parë, Shqipëria iu afrua edhe të dytit në disa raste me Bajramin, Hoxhën dhe Brojën, por pa sukses në finalizim. Në krahun tjetër, edhe Letonia iu afrua barazimit, por Strakosha dhe Mitaj shpëtuan kuqezinjtë. Me këtë sukses, Shqipëria rimerr vendin e dytë në grupin K, me 8 pikë, 1 pikë më shumë se Serbia e vendit të tretë që u mposht me rezultatin e thellë 5-0 nga Anglia....