Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Qytetari i ndershëm është në minorancë”, Shehi: Sot vjedhin të gjithë majtas e djathtas
Dashamir Shehi shprehu shqetësimin me fenomenin që sipas tij ka përfshirë shoqërinë shqiptare për t’u pasuruar sa më shpejt. I ftuar në Off the Record, Shehi shpjegoi se pasurimi i një grupi të lidhur me shtetin apo me faktorë të tjerë ka krijuar disbalanca të mëdha në shoqëri dhe për këtë arsye qytetari i ndershëm është kthyer në minorancë. “Ka një fenomen. Shoqëria shqiptare është lidhur shumë me lekun. Nëse në atë kohë nuk dinin shumë nga këto punë, ishin të ndërgjegjshëm. Një nëpunës në 90 nuk vidhte. Sot vjedhin të gjitha pa dallim, të majtë apo të djathtë. Pasurimi i një grupi të lidhur me politikën ka bërë që qytetari i ndershëm të jetë minorancë. Të jesh i ndershëm nuk të pranojnë te shtëpia....