Bashkimi Evropian ka dënuar sulmin ajror të Izraelit kundër udhëheqësve të Hamasit në Dohë.
Në një postim në rrjetet sociale, BE e ka cilësuar sulmin si një shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe integritetit territorial të Katarit, teksa paralajmëroi për rreziqet e përshkallëzimit të mëtejshëm të dhunës në rajon.
“Shprehim solidaritet të plotë me autoritetet dhe popullin e Katarit, një partner strategjik i Bashkimit Evropian,” tha zëdhënësi i Kaja Kallas, shefes së politikës së jashtme të BE-së, në një postim në rrjetin social X.
Ai theksoi se çdo përshkallëzim i luftës në Gaza duhet të shmanget, pasi nuk është në interes të askujt.
“Ne do të vazhdojmë të mbështesim të gjitha përpjekjet drejt një armëpushimi në Gaza,” u shpreh zyrtari i BE-së.

Leave a Reply