Saga e hakmarrjes së përgjakshme mes fiseve Bajri e Lici, që nisi me një moto-bombë në 2018-n

Saga e hakmarrjes së përgjakshme mes fiseve Bajri e Lici, që nisi me një moto-bombë në 2018-n

Nga Keti Banushi Një nga sagat më të përgjakshme të krimit në Shqipëri, ajo mes dy fiseve të njohura të Shkodrës, Bajri dhe Lici, ka nisur me një atentat dhe ka kulmuar me dhjetëra viktima, zhdukje dhe hakmarrje që zgjasin prej më shumë se një dekade. *** Përplasja e fiseve Bajri-Lici ka shënuar një kapitull të errët në historinë e krimit në Shkodër, duke sjellë me dhjetëra viktima. Gjykatat dhe SPAK kanë ende në duar dosje të hapura për ngjarje të pazbardhura, ndërsa në kryeqendrën e veriut vijojnë të shtohen atentatet ndaj anëtarëve të dy grupeve duke shënuar viktimat. Gjithçka dyshohet se nisi në janar 2018, kur biznesmeni Lulzim Kulla me lidhje familjare me fisin Lici, u plagos në një atentat me eksploziv në motorin...