Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Emigracioni dhe cilësia e ulët po vr*sin arsimin”/ Psikologia ngre alarmin: Shkollat po boshatisen
Psikologia Eksena Qirici, e ftuar në një emision televiziv hodhi dritë mbi një nga temat më të ndjeshme të kohëve të fundit, krizën në sistemin arsimor shqiptar. Ajo u ndal tek tkurrja alarmante e numrit të nxënësve në shkolla, duke theksuar se fenomeni nuk lidhet vetëm me emigracionin, por edhe me faktorë të brendshëm si cilësia e dobët e arsimit dhe mënyra e papërshtatshme e mësimdhënies. Një tjetër pikë që ajo solli në vëmendje ishte mungesa e mbështetjes emocionale dhe psikologjike për nxënësit. Qirici ngriti shqetësimin edhe për nivelin e lartë të kompleksitetit në tekstet shkollore.