Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Arratisen nga arresti shtëpiak në Serbi dy persona që kërkohen nga SHBA-ja
Shtetasi kinez Cuj Guanghaj, dhe ai britanik John Miller, ekstradimin e të cilëve e kërkojnë Shtetet e Bashkuara nën akuzat për spiunazh dhe kontrabandë të teknologjisë ushtarake, janë arratisur nga arresti shtëpiak në Beograd dhe kanë hequr byzylykët elektronikë, ka konfirmuar të martën Gjykata e Lartë e Beogradit për Radion Evropa e Lirë. Gjykata e Lartë ka urdhëruar shpalljen e fletarrestimit për këta dy persona. Ata u arrestuan në prill në Beograd me fletarrestim ndërkombëtar, me kërkesë të SHBA-së. Atëbotë, Departamenti amerikan i Drejtësisë njoftoi se shtetasi kinez dhe ai britanik dyshohen se kanë “koordinuar dhe drejtuar një komplot për të frikësuar dhe kërcënuar një qytetar të Los Anxhelosit, i cili publikisht kishte kritikuar presidentin kinez Xi Jinping”. “Cui dhe Miller kanë angazhuar dy persona...