Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
DETAJE/ Nga sulmi izraelit në Doha u vra djali i udhëheqësit të Hamasit
Djali i udhëheqësit të Hamasit, Khalil Al-Hayya, u vra në sulmin e Izraelit në Doha, sipas Sky News. Sipas mediave të huaja, bëhet e ditur se udhëheqja e grupit i mbijetoi sulmit izraelit. Al-Hayya është shefi i mërguar i Hamasit në Gaza dhe negociatori kryesor, i parë si figura më me ndikim e grupit jashtë vendit që kur Ismail Haniyeh u vra në korrik 2024. Ai është një nga pesë burrat në këshillin udhëheqës të Hamasit që e kanë udhëhequr grupin që kur Yahya Sinwar u vra nga Izraeli tetorin e kaluar. Kujtojmë se sulmet e Izraelit në Doha u kritikuan gjerësisht nga vendet fqinje të Katarit, të cilat e cilësuan sulmin si ‘të pabesë’.