Parlamenti i ri, Koçi: S’kemi asnjë indikator që tregon se opozita do ketë qasje konstruktive

Parlamenti i ri, Koçi: S’kemi asnjë indikator që tregon se opozita do ketë qasje konstruktive

Pas pak ditësh Kuvendi i Shqipërisë do të rikthehet sërish në punë. Petro Koçi nga Partia Socialiste analizoi pritshmëritë e legjislaturës së re parlamentare, e cila pritet të fillojë më 12 shtator, një ditë pas prezantimit të kabinetit të ri nga kryesocialisti Edi Rama. Ai theksoi se nga radhët e opozitës nuk shquhet asnjë shenjë, që do aplikojë qasje konstruktive dhe institucionale. Sipas tij, opozita, dhe në veçanti Partia Demokratike, ka nevojë për drejtim të ri dhe një reformim të thellë duke mos i lënë hapësirë rrymës berishiste. “Nuk kemi asnjë indikator që opozita të ketë një qasje konstruktive, sepse aty sundon fryma e Sali Berishës. Nuk shoh asnjë përpjekje, ide, që lidhet me rregullimin e imazhit dhe lidershipit në atë parti, gjë që do...