Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            4-vjeçari përplaset nga makina në Fier, përfundon në spital
                            Një aksident automobilistik ka ndodhur në fshatin Marinëz të Fierit. Rreth orës 15:30, një automjet me drejtues shtetasin I. K., 58 vjeç, banues në Roskovec, ka përplasur një fëmijë vetëm 4 vjeç. I mituri u dërgua me urgjencë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.