Rritet bilanci i viktimave nga sulmi rus në qendrën e shpërndarjes së pensioneve në Ukrainë

Rritet bilanci i viktimave nga sulmi rus në qendrën e shpërndarjes së pensioneve në Ukrainë

Rritet bilanci i viktimave nga sulmi ajror rus në një qendër për shpërndarjen e pensioneve në Ukrainë. Mediat e huaja raportojnë se numri i të vrarëve ka shkuar në 23. Lajmi është konfirmuar nga autoritetet ukrainase, teksa Presidenti Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për një reagim të menjëhershëm nga komuniteti ndërkombëtar, duke kërkuar më shumë presion ndaj Moskës për t’i dhënë fund luftës. “Drejtpërdrejt te njerëzit. Njerëz të zakonshëm. Pikërisht në momentin kur po jepeshin pensionet”, shkroi Zelensky në një postim në platformën X. Sipas tij, sulmi ndodhi vetëm 24 kilometra larg qytetit të Slovianskut, një zonë strategjike disa kilometra pas vijës së frontit. Ai publikoi gjithashtu një video që tregon trupat e viktimave të shtrirë pranë një furgoni të dëmtuar të shërbimit postar ukrainas.