Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi deklaroi gjatë një dalje për mediat se, Rama ka të gjithë shtetin dhe pushtetin në dorë.
Deklarata e plotë e Tedi Blushit:
“Ramaformë” është një nga aferat më të mëdha korruptive që ka ndodhur në vendin tonë dhe që ka rrëmbyer pushtetin e drejtësisë. Por edhe më tronditëse janë dëshmitë e dhëna para autoriteteve amerikane nga ish-zyrtari i lartë i FBI-së, Charles McGonigal.
Akoma me shokuese janë dëshmitë e pohuara së fundmi në media nga ish-partnerja e tij, e cila konfirmon publikisht se “McGonigal donte të futej te pastrimi i parave të drogës përmes Tiranës”.
Këto dëshmi tronditëse, të konstatuara edhe në gjetjet e raportit të Departamentit të Drejtësisë në SHBA, faktojnë ndërkombëtarisht shpërfytyrimin kriminal të institucioneve të shtetit shqiptar nga Edi Rama, për pasurim të paligjshëm të tij dhe ortakëve mafiozë ndërkombëtarë si McGonigal dhe George Soros.
Për Ramen dhe hajdutët e tij shqiptare dhe te huaj ishte periudha e artë e pasurimit në kurriz të popullit të më të varfër dhe më të vjedhur të kontinentit. Ky zhvleresim goditi rende vleren e remitancave me te cilat mbijetojne qindra mijra shqiptare si dhe rrenoi minra bisnese te ndershme dukeshkaktuar humbjen e mijra vende pune dheduke stimuluar shpopullimin.
Nëpërmjet Ramaformës në drejtësi dhe skemave mafioze të pastrimit të parave të pista të drogës u ndërtuan dhe u fuqizuan kartelet dhe bandat më të rrezikshme të trafikut ndërkombëtar të drogës, që sot janë partnerët më të afërt elektorale të Edi Ramës, që i garantojnë atij pushtetin dhe penguan rotacionin politik në vend më 11 Maj, siç u evidentua edhe nga kreu i misionit të vëzhguesve të Parlamentit Europian, Michael Gahler.
Nisja e hetimeve të thelluara mbi përfshirjen e drejtpërdrejtë të Edi Ramës në aferën McGonigal është më shumë se kurrë një domosdoshmëri. Transparenca e plotë mbi marrëdhënien korruptive mes Edi Ramës dhe Charles McGonigal është më shumë se kurrë një domosdoshmëri dhe asnjë alibi apo përpjekje e dëshpëruar për të fshehur të vërtetën dhe relativizuar një komplot të madh kundër sistemit demokratik në vend nuk do ta ndalojë nevojën për drejtësi.
“Ramaformë” afera më e madhe korruptive”/ Reagon PL, vijojnë akuzat: Pastrimi i parave i garantojnë Ramës, pushtetin
