Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Wizz Air rrit praninë në Shqipëri, 4 destinacione të reja nga Tirana
Kompania ajrore Wizz Air shton katër destinacione të reja nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës. Po ashtu duke filluar nga mars i vitit 2026 kompania do të vendosë në bazën e Tiranës avionin e 14-të. Për aeroportin ndërkombëtar të Tiranës ky zgjerim është një hap i rëndësishëm në përmirësimin e përvojës së udhëtarëve. Kompania ajrore me tarifa të ulëta, Wizz Air zgjerohet më tej në Shqipëri. Duke filluar nga marsi i vitit 2026, Wizz Air do të vendosë në Tiranë avionin e saj të 14-të Airbus A321neo të gjeneratës së fundit. Po ashtu kompania ajrore shton edhe katër linja të reja drejt destinacioneve kryesore europiane. Konretisht fluturimet Tiranë –Këln nisin në 16 dhjetor të këtij viti, Tiranë – Tenerife në 14 dhjetor 2025, Tiranë – Stokholm...