Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Nuk u është siguruar transporti, fëmijët në Porto Romano nuk nisin shkollën
185 nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Met Hasa” në zonën e Porto Romanos në Durrës prej dy ditësh nuk kanë shkuar në shkollë. Atyre u mungon transporti drejt shkollës pritëse, ndaj prindërit kanë protestuar duke kërkuar marrjen e masave dhe zgjidhjen e situatës pa cenuar më gjatë shkollimin e fëmijëve të tyre që nuk mundën t’i gëzoheshin ditës së parë të shkollës. Shkolla e tyre po rindërtohet dhe mësimi është zhvendosur përkohësisht në shkollën “Neim Babameto” në Spitallë. Vitin e kaluar, për nxënësit u vu në dispozicion një autobuz, po këtë vit shkollor gjithçka ka ndryshuar. “Kam dy fëmijë dhe i kemi lënë në shtëpi. Është e pamundur që një fëmijë i klasës së parë apo një adoleshent të shkojë me urban në shkollë. Fëmija nuk...