Po ndërtonte 8 objekte pa leje në Tropojë, arrestohet pronari

Po ndërtonte 8 objekte pa leje në Tropojë, arrestohet pronari

Policia e Tropojës ka goditur disa raste të ndërtimeve pa leje, duke finalizuar me arrestime dhe me hetime në gjendje të lirë. Kështu, në fshatin Llugaj të Tropojës, policia arrestoi qytetarin me iniciale R.Gj. Ky i fundit po ndërtonte 8 objekte pa leje në fshatin Llugaj. “Strukturat e DVP Kukës, gjatë kontrolleve dhe verifikimeve në terren, për ndërtimet pa leje, kanë evidentuar dhe goditur 4 raste të kësaj paligjshmërie. Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë: arrestuan shtetasin R. Gj., banues në fshatin Llugaj, pasi po ndërtonte 8 objekte, pa leje nga organet kompetente”, thuhet në njoftimin e policisë. Në pamje duken edhe objektet në fjalë, që janë në fazë ndërtimi. Tetë ndërtesat janë...