Të premten mblidhet Kuvendi, Spiropali i kërkon KQZ-së emrat e 140 deputetëve për verifikimin e mandateve

Të premten mblidhet Kuvendi, Spiropali i kërkon KQZ-së emrat e 140 deputetëve për verifikimin e mandateve

Një ditë pasi presidenti Bajram Begaj dekretoi 12 shtatorin si datën e mbledhjes së parlamentit të ri të legjislaturës së XI, Kuvendi i ka kërkuar KQZ-së që t’i bërë në dispozicion emrat e deputetëve për verifikimin e mandateve në funksion të seancës së të premtes, që pritet të mblidhet në orën 10:00. “Në përmbushje të detyrës së Kuvendit të Shqipërisë për verifikimin e mandateve të deputetëve shpallur të zgjedhur me vendimin nr/34, datë 28.8.2025 “Për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, të datës 11 maj 2025”, kërkojmë nga ana juaj, në respektim të nenit 69 të Kushtetutës, dokumentacionin e depozituar pranë institucionit tuaj për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e datës 11 maj 2025”, thuhet në shkresën drejtuar KQZ-së....