Greqia shpall paketë financiare prej 1.6 miliardë eurosh për të frenuar rënien e popullsisë

Greqia shpall paketë financiare prej 1.6 miliardë eurosh për të frenuar rënien e popullsisë

Qeveria do të përdorë lehtësi tatimore dhe stimuj të tjerë financiarë për të inkurajuar lindjet.Greqia shpall masa drastike, përfshirë lehtësi tatimore dhe stimuj financiarë, për të frenuar rënien e popullsisë që rrezikon ta kthejë vendin në kombin më të vjetër të Evropës.Kryeministri Kyriakos Mitsotakis njoftoi se paketa e ndihmës prej 1.6 miliardë eurosh u diktua nga një prej sfidave më të mëdha që përballet vendi mesdhetar: një krizë demografike me përmasa të paprecedenta.“E dimë që kostoja e jetesës është një gjë kur nuk ke fëmijë dhe një tjetër kur ke dy apo tre fëmijë. Prandaj, si shtet duhet të gjejmë mënyra për të shpërblyer qytetarët që zgjedhin të bëhen prindër,” tha Mitsotakis të dielën, pas shpalljes së masave.Më të rëndësishmet prej tyre përfshijnë uljen me...