Droni sulmon anijen e Greta Thunberg? Shpërthim në flotën me ndihma për Gazën, Tunizia mohon

Droni sulmon anijen e Greta Thunberg? Shpërthim në flotën me ndihma për Gazën, Tunizia mohon

Një flotë anijesh me ndihma humanitare për Gazën, ku gjendet gjithashtu aktivistja Greta Thunberg, pretendon se një prej mjeteve lundruese ishte goditur nga një dron në ujërat tunizianë. Global Sumud Flotilla për Gazën, e cila përbëhet nga 20 anije me aktivistë propalestinezë prej 44 shtetesh po përpiqet të thyejë bllokadën detare të izraelit në enklavën e copëtuar. Anija e shënjestruar mbante flamurin portugez dhe siç raportohet nga organizatorët pësoi dëme pas zjarrit që përfshiu pjesën e përparme dhe po ashtu depon në katin e poshtëm, shkruan A2. Asnjë prej personave në bord nuk u lëndua gjatë incidentit. Flota e anijeve mbërriti në Tunizi gjatë fundjavës dhe u ankorua 80 km larg portit të Sidi Bou Said ku edhe ndodhi sulmi. Dëshmitarët raportuan të kishin dëgjuar...