Xhevahir Spahiu dhe poezia e kritikuar nga Enver Hoxha më 1973/ Akuzat për “ekzistencializëm”

Xhevahir Spahiu dhe poezia e kritikuar nga Enver Hoxha më 1973/ Akuzat për “ekzistencializëm”

Xhevahir Spahiu është autor i shumë veprave që kanë lënë gjurmë në letërsinë shqiptare. Poeti që bëri epokë me estetikën dhe artin ka dhuruar për poezinë shqiptare disa vepra që ende dhe sot ‘godasin’. Spahiu njihet si poet që përdor me mjeshtëri kontrastin si dhe cilësohet si “poet i ngjyrave të forta”. Xhevahir Spahiu ka lindur në 1 mars 1945 në Malind të Skraparit. Shkollën fillore dhe atë 7- vjeçare e përfundoi në vendlindje në Vlorë, ndërsa shkollën e mesme Pedagogjike në Berat. Spahiu ka studiuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Filologjisë dhe Historisë, Dega: Letërsi-Gjuhë. Që nga viti 1968 ai ka punuar si gazetar në gazetën “Zëri i Popullit”, redaktor i revistave “Nëntori” dhe libretist dhe mësues në Teatrin e Operës dhe Baletit...