Lëvizje të bujshme/ Rama largon Ballukun nga posti zëvëndëskryeministre? Lista që po qarkullon në rrjet “Rama 4”

Qeveria e re e kryeministrit Edi Rama, e njohur si “Rama 4”, pritet të sjellë ndryshime të rëndësishme në përbërjen e saj. Prezantimi zyrtar i kabinetit do të bëhet të enjten, më 11 shtator, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Partisë Socialiste.

Sipas burimeve, përbërja e re e qeverisë është si më poshtë:
• Kryetar Kuvendi – Belinda Balluku
• Zëvendëskryeministre – Adea Pirdeni
• Ministre e Jashtme – Elisa Spiropali
• Ministër i Mbrojtjes – Pirro Vengu
• Ministre e Brendshme – Vlora Hyseni
• Ministre e Drejtësisë – Elira Kokona
• Ministër i Financave – Genti Gazheli
• Ministër i Infrastrukturës – Blendi Gonxhe
• Ministër i Bujqësisë – Bledi Çuçi
• Ministër i Turizmit – Ervin Demo
• Ministër i Arsimit – Arbi Mazniku
• Ministre e Kulturës – Besiana Kadare
• Ministre e Antikorrupsionit – Albana Kociu
• Ministre e Ekonomisë – Delina Ibrahimaj
• Ministre e Dixhitalizimit – Mirlinda Kacinaj
• Ministre e Diasporës – Romina Kuko

Ky pritet të jetë kabineti i katërt qeveritar i drejtuar nga Edi Rama, me disa emra të rinj dhe surpriza në postet kyçe të ekzekutivit./Tirana Today News