Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Akuzohet për përdhunimin e italianes, lihet në burg 26-vjeçari/ Dëshmia: Isha i droguar, nuk mbaj mend!
Leonardo Preza, 26-vjeçari i arrestuar pak ditë më parë nën akuzën e përdhunimit të një shtetase italiane në Durrës, thotë se nuk mban mend se çfarë ndodhi atë natë. “Isha nën efektin e lëndëve narkotike dhe nuk mbaj mend se çfarë kam bërë”, citohet të ketë thënë 26-vjeçari. Megjithatë, Gjykata e Durrësit vendosi të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Prezën, i cili rezulton të jetë i martuar dhe baba i tre fëmijëve.