VIDEO – Bashkia Shkodër përkujton Kryengritjen e Postribës, kurora me lule dhe homazhe tek memoriali

Drejtues të Bashkisë Shkodër dhe Këshillit Bashkiak kanë nderuar sot 79 vjetorin e Kryengritjes së Postribës. Ato kanë vendosur kurora me lule ne nderim të kësaj date historike për liri dhe demokraci si është 9 shtatori, përkujtohet si një nga ngjarjet e rëndësishme e qëndresës antikomuniste të shqiptarëve.

Më 9 shtator të vitit 1946 banorët e Postribës dhe rrethinave, të pakënaqur me vendosjen e regjimit komunist, sulmuan kazermat e ushtrisë dhe burgun e Shkodrës, me qëllim lirimin e të burgosurve politikë. Revolta e tyre u shtyp me dhunë dhe 9 prej kryengritësve u dënuan me vdekje, 4 të tjerë me burgim të përjetshëm, ndërsa 6 kryengritës u dënuan me nga 15-20 vite burgim.
Kryengritja e Postribës e shtatorit të vitit 1946 nuk ja arriti qëllimit dhe u shtyp me dhunë nga diktarura e sapovendosur në Shqipëri. Megjithatë, ajo mbetet një simbol i qëndresës kundër komunizmit.
Më herët, edhe kryebashkiaku Benet Beci, në rrjetet e tij sociale, ka kujtuar këtë ngjarje shumë të rëndësishme për Shkodrën dhe Shqipërinë.

“79-vjetori i Kryengritjes së Postribës! Nderim dhe respekt për popullin e kësaj zone, gjithmonë liridashës dhe mbrojtës i parimeve të demokracisë dhe zhvillimit!”, ka shkruak qytetari i parë i Shkodrës në publikimin e tij.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim!