Nga pensionistët tek invalidët, skema si mund të shlyhen borxhet e energjisë elektrike, ja kategoritë përfituese

Nga pensionistët tek invalidët, skema si mund të shlyhen borxhet e energjisë elektrike, ja kategoritë përfituese

Kategoritë në nevojë, pensionistë kryefamiljarë, personat me status të veçantë dhe ata që trajtohen me ndihmë ekonomike kanë një mundësi të re për të shlyer me lehtësi detyrimet e prapambetura të energjisë elektrike. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka miratuar një skemë për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura, që synon jo vetëm të lehtësojë barrën financiare të qytetarëve, por edhe të shëndoshë të ardhurat e tij institucionale si të vetmen mundësi për të akumuluar borxhet e vjetra. Nisma, e cila ka hyrë në fuqi që në muajin korrik, ofron mundësinë e pagesës së debive të akumuluara deri më 31 dhjetor 2023 përmes kësteve mujore të përcaktuara sipas kategorisë së klientit dhe mundësisë financiare të secilit. Dhe mbi të gjitha me këste minimale që fillojnë...