Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Orhan Pamuk: Letërsia më ka shpëtuar nga jeta e vëshirë…
Nga Orhan Pamuk U bënë tridhjetë vjet që shkruaj. Dhe këtë fjalë po e përsëris prej shumë kohësh.Përsëritjet e herëpashershme ia zbehën vërtetësinë kësaj fjale, sepse arritëm në të tridhjetenjëtin vit.E megjithatë, përsëri është diçka e bukur të thuash se kam tridhjetë vjet që shkruaj romane. Po, por edhe kjo s’është krejt e vërtetë. Sepse ndërkohë po shkruaj edhe gjëra të tjera, skica letrare, kritika, disa gjëra për Stambollin e çështjet politike, ose biseda rreth këtyre mbledhjeve… Por, puna më e vërtetë, gjëja që më lidh mua me jetën, është të shkruaj romane… Ka mjaft shkrimtarë të ndritur që shkruajnë prej një periudhe shumë më të gjatë se unë, thuajse prej gjysmë shekulli, e megjithatë, s’kanë arritur të tërheqin dhe as shumë vëmëndje me shkrimet...