“Synimi ynë është një Europë e fortë sociale”, Gonzato: Të drejtat e fëmijëve, pjesë e grupkapitullit themelor të anëtarësimit në BE

“Synimi ynë është një Europë e fortë sociale”, Gonzato: Të drejtat e fëmijëve, pjesë e grupkapitullit themelor të anëtarësimit në BE

Sot po mbahet Konferenca Rajonale “Përshpejtimi i Reformave të Kujdesit për Fëmijët drejt Anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, si një platformë e rëndësishme për forcimin e politikave sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve në rajon.I pranishëm në këtë konferencë ishte edhe ambasadori i BE-së në vendin tonë, Silvio Gonzato vuri theksin tek të drejtat që duhet t’u garantohen fëmijëve si shëndetësi falas apo arsim cilësor. Teksa iu referua negociatave, Gonzato tha se të drejtat e fëmijëve janë pjesë e grup kapitullit themelor.“Çdo fëmijë të ketë mundësi për të drejta bazë si shëndeti dhe arsimi. Të gjithë fëmijët, veçanërisht ata që përjetojnë përjashtimin social për shkak të varfërisë apo formave të tjera të disavantazheve duhet të kenë shanse të barabarta. Një nga pyetjet që duhet të bëjmë është:...