E rëndë në Lezhë/ Ra në kontakt me rrymën elektrike teksa shkonte në shtëpi, humb jetën 16 vjeçarja

E rëndë në Lezhë/ Ra në kontakt me rrymën elektrike teksa shkonte në shtëpi, humb jetën 16 vjeçarja

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme në Lezhë ku një 16-vjeçare ka ndërruar jetë. E mitura banuese në fshatin Zejmen, ka rënë në kontakt me disa kabllo të zhveshura dhe për pasojë ka gjetur vdekjen teksa po ecte në këmbë në drejtim të shtëpisë së saj. “Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Zejmen, një 16 vjeçare, duke ecur në këmbë në drejtim të banesës së saj, ka rënë në kontakt me disa kabllo elektrike të zhveshura dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e rrethanave të rastit”, njofton policia.