Ra në kontakt me disa kabllo elektrike, humb jetën 16-vjeçarja në Lezhë

Ra në kontakt me disa kabllo elektrike, humb jetën 16-vjeçarja në Lezhë

Një ngjarje e rëndë, me pasojë në jetë njerëzish, ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Lezhë. Në fshatin Zejmen, një 16-vjeçare, humbi jetën pasi ra në kontakt me disa kabllo elektrike të zhveshura. Ajo ka qenë duke ecur në këmbë në drejtim të banesës së saj, e më pas ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, e për pasojë humbi jetën.