Balluku zbulon projektin amerikan për prodhimin e energjisë në Tropojë

Balluku zbulon projektin amerikan për prodhimin e energjisë në Tropojë

Në ditën e dytë të konferencës së ambasadorëve me temë “Prioritetet ekonomike të Shqipërisë dhe projektet kyçe”, zv/kryeministrja Belinda Balluku zbuloi planin për një investim madhor për prodhimin e energjisë së gjelbër, në zonën e Tropojës. “Në muajt në vijim po përgatitemi për një nga projektet më të mëdha në Evropë të prodhimin energjetik eolik, për parkun e erës të vendosur në zonën e Tropojës, që ka nisur të gjitha procedurat e autorizimeve, e financuar nga një nga kompanitë më të mëdha amerikane”, zbuloi Balluku. Më tej ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë tha se “kjo vepër do t’i shtojë kurorës tonë energjetike një tjetër komponent të gjelbër”. “Shqipëria sot është duke punuar për të diversifikuar një portofol të disa burimeve të gjelbra”, nënvizoi Balluku. Sipas...