Pse nuk flet PD për Bankers? Murrizi: Në momentin që ndahet gjëja, këtu nuk flet më njeri

Pse nuk flet PD për Bankers? Murrizi: Në momentin që ndahet gjëja, këtu nuk flet më njeri

Ish-deputeti i PD-së, Myslim Murrizi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku u diskutua skandali i Bankers, u shpreh se PD është një opozitë selektive, prandaj nuk e denoncon këtë skandal. Murrizi përmendi edhe raste te disa koncesioneve që kanë marrë qindra milionë euro dhe nuk i denoncon ato. “Unë kam folur edhe në Këshillin Kombëtar të PD-së, edhe në grupin parlamentar dhe kam thënë më mirë një opozitë e dobët se një opozitë selektive, sepse një të dobët mund ta mëshirojnë qytetarët, por një selektive e marrin inat. Kam thënë për 4 komisionet hetimore të Ministrisë së Shëndetësisë. Për dy që kanë qenë objekt hetimi që drejtohej nga zonja Albana Vokshi, një ka qenë një dyqanxhi nga Berati që shiste qofte...