Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter ka goditur Greqinë. Sipas institutit të Gjeodinamikës, tërmeti është regjistruar në zonën detare midis Schinias dhe Stira, Evia.
Konkretisht, epiqendra ndodhet 4 kilometra në jugperëndim të Stira dhe thellësia është 2.3 kilometra. Mediat greke kanë publikuar pamje të momenti kur ka rënë tërmeti dhe lëkundjet janë ndjerë në studion e emisionit “Off The Record”.
Deri tani nuk raportohet për dëme apo njerëz të lënduar.
Tërmeti i fortë godet Greqinë/ Ja sa ishte magnituda e lëkundjeve sizmike
