“Edi Rama nuk ka qeverisur, ka abuzuar”/ Alimehmeti nuk ndal akuzat: Është ‘kryemakinator’ dhe jo kryeministër”

Drejtuesi i këshilltarëve të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti ka hedhur akuza ndaj kryeministri Edi Rama duke thënë se ka marrë mandate për të qeverisur por në fakt ka abuzuar. Alimehmeti e quan Ramën “kryemakinator”.
“Ka marrë mandat për të qeverisur, por nuk ka qeverisur dhe ka abuzuar. Dhe në fakt ne sot çfarë shohim dhe po më vjen shumë keq që po e dëgjoj dhe e ceku pak zoti Bushati pak më parë këtë bisedë. Interesi publik është tjetër dhe interesi i Ramës është tjetër. Pra, ne do të donim të dinim dhe nëse bota do të kishte funksionuar siç duhet, rrotullohet nga ana e duhur, ne sot do të na shkonte direkt mendja se kush do të ishte kabineti qeveritar. Pse? Sepse do të thotë që demokracia po funksionon, kabineti politik po funksiononte dhe emrat janë.
Ndërkohë që ne sot shohim që nuk është kjo punë drejt interesit publik. Pra nuk ka kjo politika të caktuara të cilat detyrojnë disa emra të caktuar të jenë aty, por ka një interes vetjak personal të Ramës. Pse e ka interesin personal Rama? Për ne, apo për veten?
E ka për veten, me patjetër dhe në momentin që e ka këtë interes për veten dhe po diskutohen elementë të tilla siç tha zoti Buzhala pak më parë, që mund të shkojë drejt një forme akoma dhe më të fortë për ta bërë vertetë me vulë atë pjesën që është ai dhe s’ka tjetër, dhe të shkojë drejt një ndryshimi kushtetues, që nuk e besoj.
Ju keni parë sesi me ligjin e ri, ministrat as nuk firmosin më, do jenë drejtorët ata që do firmosin. I zhvesh edhe nga kjo fuqi që atyre mund tu ketë mbetur dhe në fund të ditës, nëse ndodh diçka ‘i kanë ngrënë kumbulla pas shpine këtij’ dhe ky nuk di asgjë. Ndërkohë që është ‘kryemakinatori’ i gjithë kësaj dhe jo kryeministër”, është shprehur Alimehmeti.