Dita e parë e shkollës/ Shano: Prej jush u bëftë Shqipëria si Zvicra, ku vend ku njerëzit nuk duan të bëhen ministra

Dita e parë e shkollës/ Shano: Prej jush u bëftë Shqipëria si Zvicra, ku vend ku njerëzit nuk duan të bëhen ministra

Ekonomisti Dritan Shano ka përcjellë një mesazh urimi për nxënësit në ditën e parë të shkollës, duke e cilësuar këtë moment si një nga më të rëndësishmit e vitit. Në një reagim në platformën X, Shano thekson se dita e parë e shkollës shënon një kufi të ri për secilin fëmijë, ku “qielli është kufiri”. Ai nxit nxënësit të mësojnë sa më shumë, duke u kujtuar se dija është rruga drejt suksesit dhe përfitimeve në jetë. “Sa më shumë të mund të mësoni, aq më shumë mund të fitoni!”, shkruan Shano, duke shtuar se ëndrra e tij është që “prej jush u bëftë Shqipëria si Zvicra – një vend ku njerëzit nuk duan të bëhen ministra”.