Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Reformat duhet të përmbyllen”, analisti Minxhozi: Pse mandati i katërt i Ramës është i vështirë?
Analisti Skënder Minxhozi, në emisionin “Real Story” në ABC News, foli për mandatin e katërt të qeverisë Rama, duke u fokusuar gjatë intervistës së tij edhe tek sfida për integrimin dhe reformat e realizuara në vend. Gjatë fjalës së tij, Minxhozi renditi disa nga faktorët që sipas tij e bëjnë mandatin e katërt të Ramës më të vështirë. Ai theksoi se menaxhimi i ujit dhe territorit janë faktorë shumë të rëndësishëm për një shtet. “Një mik i joni i përbashkët, më pyeti,- a mendon se do jetë i vështirë mandati i Ramës? Përgjigja e parë, mandati do të ishte shumë i lehtë. Por ka disa faktorë që mandatin e 4 të Ramës e bëjnë shumë të vështirë. Duke qenë kryeministër nga 2013 ndodhet në pikat...