Masakra në Shkodër, eksperti i sigurisë: Autori amator! Policia nuk bëri veprime profesionale

Masakra në Shkodër, eksperti i sigurisë: Autori amator! Policia nuk bëri veprime profesionale

Shkodra u trondit mëngjesin e sotëm pas vërshimit të plumbave në një lokal, duke lënë pas dy viktima, Armando Palin e Liridon Kraja, si dhe dy të plagosur, E.V. (Brajoviç), ky i cili ishte dhe shënjestra atentatit, si dhe kamarierja 25 vjeçare. Në rubrikën e “Përballë Lajmit” në Klan News, eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë ka analizuar dinamikën e krimit në Shkodër. Fillimisht, Softa sqaroi se dukshëm autori i krimit nuk ishte një profesionist, por amator. Eksperti shtoi më tej se ai nuk ka qenë i ndihmuar nga persona të tjerë, pasi nëse do të kishte marrë ndihmë, mundësia e arratisë do të ishte më e lehtë për autorin. “Nuk është profesionist. Nuk besoj se ka qenë i ndihmuar nga...