Ra pre e firmave piramidale online, flet 30 vjeçari: Investuam 8 mijë euro, jemi mashtruar!

Ra pre e firmave piramidale online, flet 30 vjeçari: Investuam 8 mijë euro, jemi mashtruar!

Report Tv ka siguruar dëshminë ekskluzive të një 30-vjeçari të mashtruar për të investuar në firmat piramidale online. Në këtë dëshmi të dhënë për emisionin “Studio Live” në Report Tv me gazetarin Ermal Qorri, 30-vjeçari ka treguar se ai u përfshi në këtë skemë më datë 16 gusht, pasi ia sugjeroi një shok. Ai thotë se vetë investoi 2 mijë euro. Bashkë me të u futën në investim edhe 5 të afërm të tij, që në total vlera e tyre e investimit në platformat online shkonë në 8 mijë euro. “Jam përfshirë në datë 16 gusht. Ma sugjeroi një shok që kishte dëgjuar në shoqëritë e veta që kishin investuar dhe kishin bërë tërheqje. Unë nuk kam parë që dikush të ketë bërë tërheqje. Kam...