5 muaj pas zgjedhjeve të 11 majit/ PD mbledh Kryesinë

5 muaj pas zgjedhjeve të 11 majit/ PD mbledh Kryesinë

Partia Demokratike ditën e mërkurë (10 shtator) ka njoftuar se do të mbledhë Kryesinë. Ky është takimi i parë i demokratëve ku disa figura të njohura kanë kërkuar të analizohet humbja në zgjedhje, kurse Sali Berisha e ka etiketuar 11 majin si “farsë zgjedhore”. Sipas njoftimit, në mbledhjen e Kryesisë, PD do të diskutojë mbi vendimmarrjen e saj në lidhje me qëndrimet e opozitës. Nga ana tjetër, më 11 shtator ,nga Asambleja e PS, kryeministri Edi Rama do të bëjë publike emrat e kabinetit të ri qeveritar, kurse më 1 ditë më pas presidenti Bajram Begaj ka dekretuar datën për nisjen e sesionit të ri parlamentar.