Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Gjendet një granatë e pashpërthyer në tarracën e një shtëpie funerali/ Pronari nuk njihet si person problematik
Një granatë e pashpërthyer është gjetur pasditen e sotme në tarracën e një shtëpie funerali në fshatin Kameras të Fushë-Krujës. Granata është gjetur nga pronari i godinës, Arbër Sala i cili po kryente disa rregullime. Pas kësaj situate në zonë ka mbërritur RENEA dhe forcat xheniere për heqjen e saj. Edhe pse pronari nuk njihet si një person problematik, dhe prej vitesh operon në këtë biznes, pak kohë më parë ka qenë gjithashtu pre e një zjarrvënie – ku për pasojë u dogj magazina e vjetër. Godina ku u gjend granata është e ndërtuar kohët e fundit.