Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Çfarë ndodhi? Azet i thotë lamtumirë muzikës për një periudhë kohe
Reperi i njohur Azet ka ndarë një njoftim të rëndësishëm për fansat e tij përmes rrjeteve sociale. Ai ka bërë të ditur se për arsye familjare është i detyruar të anulojë të gjitha koncertet e planifikuara për këtë vit, përfshirë edhe Release-Show që do të zhvillohej më 19 shtator. “Më vjen vërtetë shumë keq, sepse isha gati dhe i gëzuar që do t’ju takoja, por për momentin nuk është e mundur për mua të mbaj këto shfaqje,” ka shkruar Azet në postimin e tij. Megjithatë, artisti nuk i ka lënë fansat pa një lajm të mirë. Ai ka konfirmuar se, ashtu siç ishte parashikuar, albumi i tij i ri “Playboys im AMG” do të publikohet më 19 shtator. Azet ka shprehur emocionin e tij për...