E ftuar në një emision televiziv ekspertja e çështjeve ndërkombëtare Ilda Zhulali deklaroi se me rikthimin e Donald Trump në skenën politike amerikane po hapet një epokë e re, që mund të përmbysë axhendën e deritanishme të administratës Biden, përfshirë dhe mënyrën se si janë trajtuar hetimet ndaj McGonigal.
Zhulali theksoi se raporti i Departamentit të Drejtësisë, i hartuar kryesisht nën administratën aktuale, nuk është shterues dhe shtegu mbetet i hapur për hetime të reja.
Ilda Zhulali: Ajo që është fakt është që me ardhjen e Trump, ne kemi një epokë të re dhe një axhendë të re politike, që e kthejmë përmbys axhendën e mëparshme të administratës Biden. Raporti që ka dalë nga hetimi i brendshëm administrativ, që është nga Departamenti i Drejtësisë, është kryer më së shumti gjatë kohës së Biden dhe ka elementë që mund të ketë prekur administrata e Trump tani për tani.
Kjo nuk do të thotë që ky hetim ka qenë shterues. Kështu që shtegu mbetet i hapur për një hetim edhe më të plotë dhe për pista të reja të këtij hetimi në raport me McGonigal por dhe gjithë personazhet që dalin bë dosje.
Deri tani McGonigal është parë në dy pista: -Në pistën me bashkëpunimin me rusët dhe në pistën e bashkëpunimit në korrupsion me kryeministrin Rama me këshilltarin e tij dhe agjentin tjetër në Amerikë,
Këto janë dy pistat kryesore për të cilat ai ka marrë edhe dënim në gjykatë. Ndërkohë, aty del qartësisht që këshilltari i kryeministrit Rama, sepse ashtu ishte prezantuar, Dorian Duçka, po ashtu ka qenë bashkëpunëtor me McGonigal për të spiunuar për një kompani kineze. Mos të harrojmë që sot në Amerikë marrëdhëniet me Kinën janë prioritare dhe kanë si të thuash kujdes të veçantë, sidomos nga administrata e Trump, për ti parë këto si marrëdhënie rivaliteti, bashkëpunimi.
“Rikthimi i Trump mund të..”, Zhulali: McGonigal, pista me rusët dhe bashkëpunimi me këshilltarin e Ramës për…
