Masakra në Shkodër/ Kontrolle në shtëpinë e Licajve, disa të shoqëruar, mes tyre edhe Lulzim Kulla

Masakra në Shkodër/ Kontrolle në shtëpinë e Licajve, disa të shoqëruar, mes tyre edhe Lulzim Kulla

Shkodra u trondit mëngjesin e kësaj të hënë me një breshëri armësh në një lokal pranë bashkisë. Dy persona u vranë dhe dy të tjerë u plagosën. Viktimë mbetën Armando Pali, dhe Liridon Kraja, truproja e Erogen Brajoviç. Ndërkohë ABC News, mëson se policia ka kryer pasditen e sotme kontrolle në lagjen Kiras të Shkodrës. Kontrollet siç mëson ABC News janë zhvilluar në banesë e Licëve dhe në banesën e dhëndrit të tyre Lulzim Kulla, ku janë gjetur disa armë. Janë shoqëruar disa persona mes tyre edhe Lulzim Kulla.