15 mjete lundruese janë bllokuar nga ana e Policisë Kufitare gjatë kësaj jave.
Bëhet fjalë për tetë jet ski, tre skafe, tre gomone dhe një varkë metalike me motor uji të instaluar.
Mjetet lundruese u bllokuan pas kontrolleve të ushtruara nga Komani në Ksamil. Sipas Policisë së Shtetit, gjatë shtatë ditëve është kryer kontrolli i 215 mjeteve lundruese për të evidentuar zbatimin e ligjit.
Gjashtë prej mjeteve të bllokuara mësohet se janë konstatuar duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë dhe drejtuesit e tyre janë ndëshkuar me masë administrative prej 100 mijë lekësh secili. Ata, sipas Policisë, kanë rrezikuar jetën e pushuesve duke lundruar brenda perimetrit.
Blutë gjithashtu bëjnë me dije se Policia Kufitare ka shpëtuar gjatë javës 39 persona shqiptarë dhe të huaj, si dhe 17 mjete lundruese që rrezikonin në det.
Gjatë tre muajve të verës dhe javës së parë të shtatorit, Policia ka arritur të bllokojë 396 mjete lundruese për shkak të mosrespektimit të rregullave nga ana e përdoruesve të tyre.
Rrezikuan jetën e pushuesve, bllokohen 15 mjete lundruese në jug të vendit
