Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Këngë e paharruar nga e ndjera, Anita Bitri: Ti s’je ai që njoha unë (teksti dhe kënga)
Mbi 18 vite më parë, diva e muzikës shqiptare, Anita Bitri u nda nga jeta bashkë me vajzën dhe të ëmën në SHBA. Anita Bitri u lind në Sarandë, më 8 janar 1968 në një familje intelektuale. Prej moshës 8–14 vjeç, Anita ishte pjesëmarrëse e rregullt e Festivaleve të Pionierëve të rrethit të Vlorës, duke u vlerësuar edhe me çmime nderi. Në vitet 1980-1986 prezantohet para publikut vlonjatë si violiniste në orkestrinën e shkollës së muzikës “Naim Frashëri”, mirëpo duke u rritur pasioni për këngën po e thërriste, gjë të cilën Bitri filloi ta demostronte te shokët e klasës dhe profesorët e kantos. Kënga e parë e Anitës në shkallë kombëtare titullohet “Hartimi dhe Dëbora”. Në mesin e këngëve të saj që edhe sot e kësaj ditë dëgjohet me...