Drejtori i Policisë së Shtetit, mesazh për nisjen e vitit të ri shkollor: Siguria e fëmijëve, prioritet kryesor

Drejtori i Policisë së Shtetit, mesazh për nisjen e vitit të ri shkollor: Siguria e fëmijëve, prioritet kryesor

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, ka përcjellë një mesazh për nxënësit, mësuesit dhe prindërit, ku thekson se siguria në shkolla mbetet prioriteti kryesor i Policisë. Mesazhi i Ilir Prodës:Të dashur nxënës, mësues dhe prindër, Çdo fillim i vitit të ri shkollor është një emocion i madh për të gjithë, sepse aty ndërtohet e ardhmja e fëmijëve tanë. Për Policinë e Shtetit, siguria në shkolla është dhe mbetet prioriteti ynë kryesor. Në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, oficerët e sigurisë në shkolla, mësuesit, drejtuesit e shkollave, prindërit dhe qeveritë e nxënësve, Policia e Shtetit do të jetë pranë jush përmes Patrullave të Përgjithshme, strukturave të Policimit në Komunitet, Policisë Rrugore dhe...