Burimi:
Sarandanews.com

Foto © Sarandanews.com
Shtatori me radhë të gjata për të vizituar Butrintin, destinacion ku historia takon natyrën
Edhe në këto ditë shtatori, Parku Kombëtar i Butrintit vazhdon të vizitohet nga një numër i madh turistësh. Jashtë murit rrethues të parkut, janë me dhjetëra vizitorët të cilët kanë formuar radhë të gjata për të parë nga afër këtë thesar të trashëgimisë tonë kulturore. Rrënojat antike, amfiteatri dhe peizazhi i mrekullueshëm mes liqenit e bëjnë Butrintin një destinacion ku historia dhe natyra bashkëjetojnë në harmoni. Një udhëtim që nuk është thjesht turistik, por një përvojë e thellë kulturore. Turistët veçojnë më shumë bazilikën dhe kalanë. Ata shprehen me superlativa për qytetin antik dhe për mënyrën se si është ruajtur. Vizitorët e huaj thonë se kryesisht janë njohur në rrjetet sociale me këtë sit, por edhe nga guidat e shpërndara në aeroportin e Rinasit. Parku...