Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Rama i provuar në korrupsion”, Shabani: Media merret me emra si Big Brother, qytetarët presin rezultate konkrete
Endri Shabani, kryetar i Nisma Thurje, gjatë një interviste për një emision televiziv, ka deklaruar se është optimist për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. I pyetur për kabinetin e ri që Rama pritet të shpalosë, Shabani u duk se i kishte harruar denoncimet e shumta që ka bërë ndaj kryeministrit, duke e quajtur “të provuar në korrupsion” dhe deklaroi se nuk ka shumë rëndësi se kush do të jetë në qeveri, por rëndësi ka të punojnë për integrimin europian! Ndërkohë që për opozitën, deklaroi se lufton për kauzat e së shkuarës. “Për mua nuk ka rëndësi se kush është (në qeveri) por çfarë do të bëjnë. Unë shpresoj që me këtë mandat që kanë marrë, të zbatojnë atë premtim për të cilin kanë fituar...