Begaj: Kuvendi nis në 12 shtator/ Të enjten Rama mbledh asamblenë për të shpallur qeverinë

Begaj: Kuvendi nis në 12 shtator/ Të enjten Rama mbledh asamblenë për të shpallur qeverinë

Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të mblidhet të premten, në orën 10:00. Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dekretoi datën 12 shtator për mbledhjen e parë të Kuvendit të ri. Në mesazhin drejtuar deputetëve, kreu i shtetit Begaj deklaroi se prioritet për Parlamentin duhet të jetë realizimi i reformave të nevojshme për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. “Përmes punës së përditshme duhet të përmbushim çdo kriter dhe të përballemi me çdo sfidë për Shqipërinë anëtare në Bashkimin Evropian,” theksoi Presidenti Begaj në mesazhin drejtuar Parlamentit. Ndërkaq, një ditë para se të nisë legjislatura e re, Kryeministri Edi Rama do të mbledhë në ambientet e Pallatit të Kongreseve Asamblenë Kombëtare, për të shpallur prioritetet e qeverisë dhe ekipin me të cilin ai do të...