Arsimi, çelësi i punësimit, rritjes ekonomike dhe të nxënit gjatë gjithë jetës

Arsimi, çelësi i punësimit, rritjes ekonomike dhe të nxënit gjatë gjithë jetës

Arsimi është një themel për vende të mira pune dhe rruga më e sigurt për t’u çliruar nga varfëria. Një arsim cilësor i pajis nxënësit me aftësi bazë të domosdoshme—shkrim-lexim, matematikë dhe kompetenca socio-emocionale—të cilat janë thelbësore si për punën, ashtu edhe për jetën. Këto aftësi ndihmojnë fëmijët e sotëm të bëhen punëtorët produktivë të së nesërmes dhe u japin mundësi punonjësve që, më vonë gjatë jetës, të rikualifikohen ose të përmirësojnë aftësitë e tyre.Investimi në arsim është gjithashtu një domosdoshmëri ekonomike, si për mirëqenien individuale, ashtu edhe për rritjen ekonomike në tërësi. Faktet tregojnë se më shumë arsim sjell punësim më të mirë, të ardhura më të larta dhe rritje ekonomike më të shpejtë. Individët me arsim pas-sekondar sigurojnë vazhdimisht punë më të mira....