Gabimet që i bëjnë shumica gjatë përdorimit të përemrave pronorë

Gabimet që i bëjnë shumica gjatë përdorimit të përemrave pronorë

Nga Rami Memushaj Shumësia e formave të pronorit përbën një burim luhatjesh në përdorimin e tyre në të folur dhe në të shkruar. Gabimet më të shumta ndodhin në përdorimin e formave të shumësit për njëjësin dhe të kallëzores për emëroren ose për gjinore-dhanore-rrjedhoren. 1)Përdorimi i formave të kallëzores për emëroren: *Ky është shoku tim                për       Ky është shoku im*Ma tha një miku tuaj             për       Ma tha një miku juaj*shoqja tuaj                           për       shoqja juaj   *Kjo është shoqja time            për       Kjo është shoqja ime*shoku tonë                           për       shoku ynë*shoqja tonë                          për       shoqja jonë 2) Përdorimi i formave të kallëzores për gjinoren, dhanoren apo rrjedhoren:*shoqes tonë                            për         shoqes sonë*shoqes tuaj                             për         shoqes suaj*shoqes tënde                          për         shoqes sate 3)  Përdorimi i formave të femërores në vend të formave të gjinisë së...