Qeveria e Francës në “fije të perit”, Kabineti François Bayrou rrezikon të mos e kalojë votbesimin

Franca rrezikon të humbasë edhe kryeministrin e tretë vetëm brenda 15 muajve, pasi shefi i qeverisë në detyrë François Bayrou ka kërkuar të përballet me një votëbesim në parlament.
Sipas gjasave, Bayrou pritet ta humbasë votbesimin në seancën që do të zhvillohet këtë të hënë. Kjo pritet të shkaktojë edhe më shumë paqëndrueshmëri për ekonominë e dytë më të madhe të Bashkimit Evropian.
Kryeministri i qendrës i emëruar nga Macron më pak se 9 muaj më parë, po rrezikon me shpresën se votimi do të bëjë bashkë deputetët pas propozimit të tij për shkurtimin e shpenzimeve publike.

Bayrou beson se shkurtimet janë të nevojshme për të frenuar deficitin dhe borxhet në rritje të shtetit francez.
Megjithatë, deputetët e opozitës janë zotuar se do të shfrytëzojnë rastin për ta rrëzuar Bayroun dhe qeverinë e tij pakicë të përbërë nga ministra të qendrës dhe të djathtë.Shkarkimi i tij do ta detyronte Macronin ta nisë një tjetër kërkim të lodhshëm për ta gjetur zëvendësuesin e tij.
Nga ana tjetër  vetë Macron është zotuar se do të qëndrojë në detyrë deri në fund të mandatit, por rrezikon të kthehet në një president pa ndikim në planin e brendshëm nëse paraliza politike vazhdon.
/vizionplus.tv

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *