Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Dita Botërore e Shkrimit dhe Leximit, suksesi dhe sfidat globale
Më 8 shtator bota feston Ditën Botërore të Shkrimit dhe Leximit (World Literacy Day), një ditë e rëndësishme për të reflektuar mbi arritjet dhe pengesat në arsim.Shkrimi dhe leximi nuk janë thjesht aftësi personale, por një themel për zhvillimin ekonomik, social dhe kulturor të çdo vendi. Një shoqëri ku qytetarët dinë të lexojnë dhe të shkruajnë ka potencial më të madh për inovacion, produktivitet dhe mirëqenie.Sipas të dhënave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), normat globale të arsimimit janë rritur ndjeshëm gjatë dekadave të fundit.Në vitet 1950, më pak se gjysma e popullsisë së botës ishte e aftë të lexonte dhe të shkruante.Sot, mbi 86% e popullsisë globale di të shkruajë dhe të lexojë. Megjithatë, pabarazitë mbeten të dukshme:...